RMV, deri të mërkurën mundësia për të aplikuar për financimin e projekteve

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të shfrytëzojnë deri më 26 qershor mundësinë për të aplikuar për mbështetje financiare të projekteve që kanë për qëllim lehtësimin e partneritet dhe shkëmbimit të diturive te të rinjtë, kompanitë e mesme dhe institucionet publike për hulumtim në Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk. “Thirrja “Kuponat e Inovacionit […]

RMV, deri të mërkurën mundësia për të aplikuar për financimin e projekteve

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të shfrytëzojnë deri më 26 qershor mundësinë për të aplikuar për mbështetje financiare të projekteve që kanë për qëllim lehtësimin e partneritet dhe shkëmbimit të diturive te të rinjtë, kompanitë e mesme dhe institucionet publike për hulumtim në Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja “Kuponat e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor“, dedikohet për mbështetje të projekteve kërkimore shkencore dhe për të inkurajuar bashkëpunimin midis komunitetit akademik dhe ndërmarrjeve vendase, të vogla dhe të mesme”, sqaroi Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, duke sqaruar që kjo thirrje përmes programit Horizon Europe.

Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje është 240 mijë euro. Një kupon do të ketë mundësi të mbulon maksimum 80 përqindëshin e projektit, ashtu që mos të tejkalohet vlera e 8 mijë eurove. Bartësi i projektit është i obliguar të mbulojë 20 përqindëshin e shpenzimeve.

Kuponat shfrytëzohen për mbështetjen financiare të pakthyeshme për të mbuluar shpenzimet në realizimin e projekteve.

Të interesuarit përmes formës elektronike do të mund të aplikojnë KËTU, duke bashkangjitur edhe tre dokumente: formularin për aplikim, deklaratën nga kompania dhe ofertën financiare.