“Robotët janë këtu”, Melania Trump: Duhet t’i përgatisim fëmijët për të ardhmen me inteligjencën artificiale
Zonja e Parë Melania Trump bëri një paraqitje të rrallë publike në Shtëpinë e Bardhë të enjten, duke u shprehur se “robotët janë këtu” dhe se është “përgjegjësia jonë të përgatisim fëmijët e Amerikës” për dekadat e ardhshme të drejtuara nga inteligjenca artificiale. “E ardhmja jonë nuk është më shkencë fantashkencë. Si udhëheqës dhe prindër, [...]Read More...

Zonja e Parë Melania Trump bëri një paraqitje të rrallë publike në Shtëpinë e Bardhë të enjten, duke u shprehur se “robotët janë këtu” dhe se është “përgjegjësia jonë të përgatisim fëmijët e Amerikës” për dekadat e ardhshme të drejtuara nga inteligjenca artificiale.
“E ardhmja jonë nuk është më shkencë fantashkencë. Si udhëheqës dhe prindër, duhet ta menaxhojmë rritjen e inteligjencës artificiale me përgjegjësi. Në këtë stad fillestar, është detyrë jona ta trajtojmë inteligjencën artificiale siç do të trajtonim fëmijët tanë, duke e fuqizuar, por me kujdes dhe mbikëqyrje”.
Ky është një nga pak rastet ku Melania është shfaqur publikisht gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj, Donald Trump. Në moshën 55-vjeçare, ish-modelja nga Sllovenia shpesh është përshkruar si një “enigmë”, për shkak të angazhimit më të kufizuar publik krahasuar me pararendëset e saj. Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024, mungesa e saj në aktivitete politike u pasqyrua gjerësisht nga mediat me tituj të tipit “Ku është Melania”?
Megjithatë, që prej janarit të këtij viti, Zonja e parë ka adoptuar një qasje më aktive dhe më të fokusuar, duke i dhënë rol të ri postit të saj. Ashtu si gjatë nismës “Be Best” në mandatin e parë, Melania po e orienton vëmendjen te mirëqenia e fëmijëve – por këtë herë duke e lidhur me çështje të teknologjisë, biznesit dhe ligjvënies./abcnews.al