Rohde pas seancës : Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se politikanët po e zhgënjejnë popullin. Ai këto deklarata i bëri pas dështimit të konsitutimit të Kuvendit edhe pas 52 herave. “Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të […] The post Rohde pas seancës : Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet appeared first on Albinfo.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se politikanët po e zhgënjejnë popullin.
Ai këto deklarata i bëri pas dështimit të konsitutimit të Kuvendit edhe pas 52 herave.
“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”, u shpreh ai.
Sot në seancën e Kuvendit ishin të pranishëm ambasadorët e vendeve të huaja, ai i Anglisë Italisë, Francës, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, si dhe Shefi i BE-së.
The post Rohde pas seancës : Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet appeared first on Albinfo.