Rona Jaiji, e reja që e kthen dijen në pasaportë suksesi përtej Zvicrës

Nga Glarusi në San Francisko: Rona Jaiji përfaqëson dijen dhe talentin zvicerano-shqiptar The post Rona Jaiji, e reja që e kthen dijen në pasaportë suksesi përtej Zvicrës appeared first on Albinfo.

Rona Jaiji, e reja që e kthen dijen në pasaportë suksesi përtej Zvicrës

Një lajm i veçantë vjen nga kantoni i Glarusit në Zvicër. Rona Jaiji, me prejardhje nga Bujanoci, është përzgjedhur në Grupin e Talenteve të Informatikës të Zvicrës, për një projekt në San Francisko në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit, shkruan albinfo.ch.

Ky përzgjedhim përbën një arritje të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për një program prestigjioz që mbledh nxënësit më të talentuar nga e gjithë Zvicra, të njohur për kreativitet, mendim inovativ dhe pasion për teknologjinë.

Suksesi i Ronës e çon atë përtej kufijve të Zvicrës dhe dëshmon se puna dhe përkushtimi ndaj dijes mund të shpërblehen me mundësi të mëdha ndërkombëtare.

Në këtë rrugëtim, një rol të rëndësishëm ka pasur edhe mbështetja e sponsorëve, të cilët besuan në talentin e saj: Gibgl Matura Ziegelbrücke GL, Kunststoff Schwanden, dhe Spitex Vitalum, nën kujdesin e Lumnije Jaiji.

Rona Jaiji përfaqëson një shembull të qartë të potencialit që mbartin të rinjtë shqiptarë në diasporë dhe rëndësinë e mbështetjes që i ndihmon të zhvillohen në fushat e tyre të pasionit./Albinfo.ch

The post Rona Jaiji, e reja që e kthen dijen në pasaportë suksesi përtej Zvicrës appeared first on Albinfo.