Roza Lati dhe Xhonatan Islami po përjetojnë një krizë në çift?

Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami ishin ndër çiftet më simpatike të “showbizz”-it tonë. Dyshja, e cila fillimisht e mbajtën të fshehtë këtë raport, më pas nisën të postonin foto së bashku, duke na zbuluar se mes tyre kishte një dashuri të fortë. Për shumë muaj me radhë, në rrjetet e tyre sociale, […]

Roza Lati dhe Xhonatan Islami po përjetojnë një krizë në çift?

Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami ishin ndër çiftet më simpatike të “showbizz”-it tonë. Dyshja, e cila fillimisht e mbajtën të fshehtë këtë raport, më pas nisën të postonin foto së bashku, duke na zbuluar se mes tyre kishte një dashuri të fortë.

Për shumë muaj me radhë, në rrjetet e tyre sociale, fotot e të dyve ‘ëmbëltuan’ “Instagram”-in. Por sot, nëse u hedhim një sy, këto postime mungojnë. Në profilin e Rozës ka mbetur vetëm një foto me Xhonatanin, ku ai shfaqet me kurriz mbi një varkë, bashkë me miqtë e tyre. Ndërkohë që të gjitha postimet e tjera janë larguar. Po e njëjta është tabloja edhe te profili i Xhonatanit.

Nuk e dimë, nëse këto foto të hequra, janë sinjal i ndonjë krisjeje të çifti, një sherr i zakonshëm, apo fotot janë larguar për ndonjë arsye tjetër. Sakaq, të dy vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu pa dashje, se ndoshta mes tyre nuk bëhet fjalë për një ndarje dhe madje storyt e fundit duken të postuara nga i njëjti vend.
Screenshot

Screenshot