Rrezik i konsiderueshëm për përmbytje në Liqenin e Lucernës
Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, Zvicra është përballur me një rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në disa rajone, veçanërisht në Liqenin e Lucernës dhe lumin Reuss. Gazeta zvicerane Blick raporton se qeveria federale ka shpallur nivelin 3 të rrezikut nga përmbytjet, që nënkupton një rrezik të konsiderueshëm, shkruan Blick, transmeton […] The post Rrezik i konsiderueshëm për përmbytje në Liqenin e Lucernës appeared first on Albinfo.

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, Zvicra është përballur me një rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në disa rajone, veçanërisht në Liqenin e Lucernës dhe lumin Reuss. Gazeta zvicerane Blick raporton se qeveria federale ka shpallur nivelin 3 të rrezikut nga përmbytjet, që nënkupton një rrezik të konsiderueshëm, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga MeteoSwiss, niveli i ujit në Liqenin e Lucernës është rritur me më shumë se një metër, duke arritur 433.21 metra mbi nivelin e detit të martën pasdite. Pritet që deri të mërkurën, uji të rritet edhe për dhjetë centimetra të tjerë.
“Shkalla e shkarkimit të Reuss-it mund të arrijë mbi 350 metra kub për sekondë të mërkurën, pak nën pragun e nivelit portokalli,” shkruan Blick, duke cituar parashikimet zyrtare.
Autoritetet kanë ndërhyrë duke hapur digën e Reuss në Lucern, për të rregulluar rrjedhën e ujit dhe për të zbutur presionin në rrjedhën e poshtme. Ndërkohë, gryka e Reuss është gati e mbuluar nga uji, gjë që sipas autoriteteve lokale, tregon seriozitetin e situatës.
Periudha më e rrezikshme do të zgjasë deri të enjten, sipas Zyrës Federale për Mjedisin. Pas kësaj, pritet që niveli i ujit të fillojë të bjerë, duke zbritur në nivelin e rrezikut 2 (i verdhë), që nënkupton rrezik të moderuar, transmeton albinfo.ch.
The post Rrezik i konsiderueshëm për përmbytje në Liqenin e Lucernës appeared first on Albinfo.