Rrëzohet një aeroplan i vogël në Leukerbad: Vdesin të tre personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua të martën në rajonin Fluhalp pranë Leukerbad, kantoni Valis, sipas policisë kantonale të Valisit. Të tre personat në bord humbën jetën.
Avioni me një motor të vetëm ishte ngritur nga Lugano, Kantoni Ticiono dhe kishte bërë një ndalesë në Sion, Kantoni Valis, shkruan srf.ch. Më pas vazhdoi fluturimin e tij drejt Buochs, Kantoni Nidwalden.
Pak pas orës 16:00, ai u përplas me shpatin verior të malit në zonën Fluhalp për arsye që janë ende të paqarta.
Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë së Transportit (STSB) ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
(Foto: Ilustrim)
The post Rrëzohet një aeroplan i vogël në Leukerbad: Vdesin të tre personat në bord appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



