Rriten pensionet AHV/AVS nga janari 2027

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm prek pensionistët në Zvicër. Pensionet e shtyllës së parë AHV/AVS do të rriten me 1.59 për qind nga 1 janari 2027, si përshtatje ndaj zhvillimit të çmimeve të konsumit.
Me ndryshimin e ri, pensioni minimal mujor do të rritet nga 1,260 në 1,280 franga, që nënkupton 20 franga më shumë në muaj, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, pensioni maksimal do të kalojë nga 2,520 në 2,560 franga në muaj, pra një rritje prej 40 frangash.
Rritja është bërë e ditur nga Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.
The post Rriten pensionet AHV/AVS nga janari 2027 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



