Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
Të hollat nga diaspora në Kosovë arritën në 530 milionë euro gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025 The post Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se paratë e dërguara nga diaspora në Kosovë arritën në 530 milionë euro gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, nga 513 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka Qendrore, duke cituar të dhëna paraprake, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave, thuhet se vetëm gjatë muajit maj, dërgesat nga jashtë u rritën për 7% në baza vjetore, duke kapur shumën prej 126.6 milionë eurosh, thuhet në publikimin e të dhënave të së martës nga Banka Qendrore.
Krahasuar me muajin prill, dërgesat në maj shënuan një rritje prej 13%.
Gjatë vitit 2024, dërgesat e huaja në Kosovë ishin rritur me 1.1%, duke arritur në gjithsej 1.35 miliardë euro.
The post Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj appeared first on Albinfo.