Rriten tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar rrëzim të aeroplanëve ushtarakë të Venezuelës, nëse ata fluturojnë pranë anijeve amerikane në Karaibe. Në anën tjetër, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës ka thënë se çdo agresion i SHBA-së do të çojë në “luftë të armatosur, të planifikuar dhe të organizuar nga i gjithë […] The post Rriten tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës appeared first on Albinfo.

Rriten tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar rrëzim të aeroplanëve ushtarakë të Venezuelës, nëse ata fluturojnë pranë anijeve amerikane në Karaibe.

Në anën tjetër, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës ka thënë se çdo agresion i SHBA-së do të çojë në “luftë të armatosur, të planifikuar dhe të organizuar nga i gjithë kombi”, raporton BBC, transmeton albinfo.ch.

Maduro ka njoftuar fillimin e trajnimit të një milicie që përfshinë popullsinë civile.

“Ne do ta mbrojmë paqen, integritetin territorial, sovranitetin dhe popullin tonë”, ka thënë ai.

Ndryshe, situata është tensionuar pasi Marina e SHBA-së fundosi një anije që pretendohet se transportonte drogë nga Venezuela.

11 persona humbën jetën si pasojë e sulmit, ndërsa Washingtoni konfirmoi se vetë kishte urdhëruar operacionin.

The post Rriten tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës appeared first on Albinfo.