Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale, por jo sa për ato parlamentare

Për zgjedhjet lokale të ardhshme në Kosovë, është vërejtur një rritje e interesimit të diasporës për t’u regjistruar si votues me postë. Megjithatë, ky interesim mbetet më i ulët krahasuar me zgjedhjet parlamentare, shkruan albinfo.ch Sipas të dhënave zyrtare, Suhareka kryeson listën e komunave me numrin më të madh të qytetarëve të regjistruar nga diaspora […] The post Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale, por jo sa për ato parlamentare appeared first on Albinfo.

Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale, por jo sa për ato parlamentare

Për zgjedhjet lokale të ardhshme në Kosovë, është vërejtur një rritje e interesimit të diasporës për t’u regjistruar si votues me postë. Megjithatë, ky interesim mbetet më i ulët krahasuar me zgjedhjet parlamentare, shkruan albinfo.ch

Sipas të dhënave zyrtare, Suhareka kryeson listën e komunave me numrin më të madh të qytetarëve të regjistruar nga diaspora për të votuar me postë. Pas saj vijnë Gjakova dhe Dragashi.

Këto të dhëna shfaqen përmes një harte interaktive të Radio Evropa e Lirë, ku qytetarët mund të klikojnë për të parë detaje të plota për secilën komunë.

Gati gjysma e të gjithë votuesve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës vijnë nga Gjermania.

Lexoni po ashtu:

11 mijë të regjistruar nga Zvicra për të votuar në zgjedhjet lokale në Kosovë

The post Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale, por jo sa për ato parlamentare appeared first on Albinfo.