Rritet interesimi i të huajve për të blerë prona në Shqipëri

Nga pronat e shitura në pjesën e dytë të 2024, të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre The post Rritet interesimi i të huajve për të blerë prona në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Rritet interesimi i të huajve për të blerë prona në Shqipëri

Interesi i të huajve për Shqipërinë mbetet i lartë edhe për të investuar në pasuri të paluajtshme.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga pronat e shitura në pjesën e dytë të 2024, të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre, trend i cili sipas ekspertëve ka vijuar edhe gjatë këtij viti, raporton Klan News, transmeton albinfo.ch.

“Të huajt u bë kohë që i kanë kthyer sytë nga Tirana, por edhe nga bregdeti si një treg me potencial….që ka shumë interes nga të huajt. Janë me kombësi të ndryshme, dominojnë nga Evropa, por ka edhe nga Amerika etj”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.

Eksperti nënvizon se kemi kategori të huajsh që blejnë prona për të jetuar në Shqipëri, por dhe nga ata që i blejnë dhe i shesin.

“Kemi të huaj që vijnë për të jetuar, preferojnë kryesisht bregdetin, që vijnë ndoshta të kalojnë pjesën e pensionimit në Shqipëri. Pastaj kemi të huaj që vijnë për investim, që i gjejmë dhe në Tiranë, por i gjejmë edhe në bregdet. Domethënë, vijnë, marrin prona për AirBnb, apo janë ato që marrin prona për rishitje”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.

Teksa rritja e çmimit të pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur, për vendasit zgjidhja mbetet ta blejnë një apartament me anë të kredisë.

“Një pjesë e mirë marrin kredi, janë çiftet e reja që mundohen të marrin kredi, ndonjëherë e kanë dhe të pamundur për mospasjen e një koleterali, për mospasjen e diferencës që duhet në ato që banka subvenciononë. Janë personat që kanë arritur një lloj kursimi, por nuk e mbulojnë dot të gjihë vlerën dhe marrin kredi”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.

Vrojtimi i kryer nga Banka e Shqipërisë tregon se në 6-mujorin e dytë të vitit 2024 çmimet e banesave u rritën me 44.5% krahasuar me vitin 2023.

The post Rritet interesimi i të huajve për të blerë prona në Shqipëri appeared first on Albinfo.