Rritje e fluksit të trafikut rrugor për dalje nga Maqedonia e Veriut, pritje rreth 45 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM, transmeton Portalb.mk. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitlia dhe Tabanoc ka frekuencë të shtuar për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30-45 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga […]

Rritje e fluksit të trafikut rrugor për dalje nga Maqedonia e Veriut, pritje rreth 45 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM, transmeton Portalb.mk.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitlia dhe Tabanoc ka frekuencë të shtuar për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30-45 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.