Rryma e papritur detare “përmbyt” plazhin e Durrësit, pushuesit largohen me panik
Pamjet e regjistruara pasditen e së enjtes në zonën e Brrylit tregojnë momentin kur një rrymë e papritur detare përmbyti çadrat dhe shezlongët në plazh. Pushuesit u larguan menjëherë me panik, ndërsa shkaku i batices mbetet ende i paqartë. Kapiteneria e Portit të Durrësit bëri të ditur për mediat lokale se në det të hapur […] The post Rryma e papritur detare “përmbyt” plazhin e Durrësit, pushuesit largohen me panik appeared first on Albinfo.

Pamjet e regjistruara pasditen e së enjtes në zonën e Brrylit tregojnë momentin kur një rrymë e papritur detare përmbyti çadrat dhe shezlongët në plazh. Pushuesit u larguan menjëherë me panik, ndërsa shkaku i batices mbetet ende i paqartë.
Kapiteneria e Portit të Durrësit bëri të ditur për mediat lokale se në det të hapur forca e valëve ishte 5 ballë. Sipas tyre, kjo situatë nuk pritet të ndikojë në lundrimet e trageteve.
Trageteve të linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona do të udhëtojnë sipas orarit të zakonshëm. Për linjën Durrës-Bari janë planifikuar edhe lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin e pasagjerëve.
The post Rryma e papritur detare “përmbyt” plazhin e Durrësit, pushuesit largohen me panik appeared first on Albinfo.