Rubio: SHBA kërkon që konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se SHBA-të duan që konflikti midis Tajlandës dhe Kamboxhias të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit janë në Malajzi për të ndihmuar në bisedimet e paqes, tha Rubio në prag të negociatave. Bisedimet vijnë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u [...]Read More...

Rubio: SHBA kërkon që konflikti mes Tajlandës dhe Kamboxhias të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se SHBA-të duan që konflikti midis Tajlandës dhe Kamboxhias të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit janë në Malajzi për të ndihmuar në bisedimet e paqes, tha Rubio në prag të negociatave.

Bisedimet vijnë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u kërkoi të dy vendeve të Azisë Juglindore të bien dakord për një armëpushim si kusht për bisedimet tregtare me Uashingtonin.