Rusi: 11 të vdekur dhe 130 të lënduar si pasojë e zjarrit në një fabrikë
11 persona kanë vdekur dhe 130 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë. Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës, ndërsa ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja gjatë fundjavës dhe dy trupa të […] The post Rusi: 11 të vdekur dhe 130 të lënduar si pasojë e zjarrit në një fabrikë appeared first on Albinfo.

11 persona kanë vdekur dhe 130 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit të Rusisë.
Flaka shpërtheu në fabrikën Elastik në rrethin Shilovsky, rreth 250 kilometra në juglindje të Moskës, ndërsa ekipet e emergjencës vazhduan të kërkonin nëpër rrënoja gjatë fundjavës dhe dy trupa të tjerë u nxorën gjatë natës, shkruan RIA Novosti, transmeton albinfo.ch.
Raportohet se një punishte baruti në objekt u përfshi nga flakët dhe shkaktoi shpërthimin.
Autoritetet lokale shpallën ditë zie në rajon.
“Flamujt do të ulen në të gjithë rajonin. Institucioneve kulturore, kompanive televizive dhe radiofonike dhe organizatave u është kërkuar të anulojnë ngjarjet argëtuese.”
Ndryshe, ky ishte shpërthimi i dytë vdekjeprurës në uzinën Elastik në më pak se katër vjet.
The post Rusi: 11 të vdekur dhe 130 të lënduar si pasojë e zjarrit në një fabrikë appeared first on Albinfo.