Rusia hakmerret, kryen sulme me dronë dhe raketa në Kiev
Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se mbrëmë kanë ndodhur shpërthime të fuqishme nëpër Kiev, derisa Rusia nisi një sulm me raketa dhe dronë mbi kryeqytetin ukrainas. Si pasojë e kësaj katë persona janë vrarë dhe 20 tjerë janë plagosur, ka njoftuar zyra e kryebashkiakut Vitali Klitschko. Administrata lokale ushtarake theksoi se metroja ka ndalë punën si [...]Read More...

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se mbrëmë kanë ndodhur shpërthime të fuqishme nëpër Kiev, derisa Rusia nisi një sulm me raketa dhe dronë mbi kryeqytetin ukrainas.
Si pasojë e kësaj katë persona janë vrarë dhe 20 tjerë janë plagosur, ka njoftuar zyra e kryebashkiakut Vitali Klitschko.
Administrata lokale ushtarake theksoi se metroja ka ndalë punën si pasojë e sulmit, kurse qytetarët janë këshilluar të nisen drejt strehimoreve dhe metrove për të kaluar natën.
Dronët rusë goditën edhe komplekset banesore që zakonisht banohen nga civilët në Solomenskiy. E copëzat e betonit të ndërtesave që binin shkatërronin veturat që ishin të parkuara pranë.
Presidenti rus Vladimir Putin ishte zotuar për hakmarrje, pas sulmit me dronë mbi bombarduesit rusë thellë në territorin e Rusisë, ku mbetën të shkatërruar mbi 40 sosh.