Rusia pranon rrëzimin e avionit Azer/ Putin: Ishte gabim, raketat tona synonin dronët ukrainas

Vladimir Putin pranoi këtë të enjte se Rusia ishte përgjegjëse për rrëzimin e Avionit të Azerbajxhan Airlines dhjetorin e kaluar, rrëzim ky I cili la të vrarë 38 pasagjerë . Kreu I Shtetit Rus I pranoi Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev se Rusia kishte lëshuar dy rraketa të cilat kishin si synim shkatërrimin e dronëve [...]Read More...

Rusia pranon rrëzimin e avionit Azer/ Putin: Ishte gabim, raketat tona synonin dronët ukrainas

Vladimir Putin pranoi këtë të enjte se Rusia ishte përgjegjëse për rrëzimin e Avionit të Azerbajxhan Airlines dhjetorin e kaluar, rrëzim ky I cili la të vrarë 38 pasagjerë . Kreu I Shtetit Rus I pranoi Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev se Rusia kishte lëshuar dy rraketa të cilat kishin si synim shkatërrimin e dronëve Ukrainas që po hynin në hapësirën ruse, por sipas tij fatkeqësisht këto raketa shpërthyen pranë avionit të pasagjerëve.

Ky akt konsiderohet pranimi më i hapur I fajit nga Kremlini për të tilla çështje.

“Në qiell ndodhej një dron ukrainas. Ne po gjurmonim tre dronë të tillë që kaluan kufirin rus natën e tragjedisë. Arsyeja e dytë janë dështimet teknike të vetë sistemit rus të mbrojtjes ajrore. Dy raketat që u qëlluan nuk e goditën drejtpërdrejt aeroplanin. Nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do të ishte rrëzuar në vend, por ato shpërthyen – ndoshta si pasojë e mekanizmit veteshkaterrues- diku rreth 10 metra larg tij.”

Putin i cili I kërkoi falje presidenit të Azerbajxhanit premtoi kompensim për familjet e viktimave. Sipas raportimeve, fluturimi J2-8243, që ishte nisur nga Baku drejt kryeqytetit çeçen Grozny, u ul me urgjencë më 25 dhjetor pranë qytetit Aktau në Kazakistan, pasi ishte devijuar nga rruga për shkak të sulmeve me dronë ukrainas në jug të Rusisë. Të paktën 38 persona humbën jetën. Takimi I kesaj te enjteje tregoi Putinin dhe Aliyev duke shtrënguar duart dhe buzëqeshur ne takimin e tyre dypalësh në Taxhikistan. Putin kishte kërkuar falje edhe vitin e kaluar për atë që Moska e kishte quajtur një “incident tragjik”, por këtë herë ai shkoi më tej duke pranuar se raketat ruse ishin shkaku kryesor i rrezimit te avionit.Avioni Embraer, që kishte fluturuar nga Baku drejt Grozny-t, ishte dëmtuar rëndë, por kishte arritur të vazhdonte fluturimin rreth 450 kilometra mbi Detin Kaspik para se të ulej me urgjencë në Kazakistan. Putin paralajmëroi se hetimet e plota do të kërkojnë ende kohë, ndërsa një raport paraprak i publikuar në shkurt nga autoritetet kazake kishte konstatuar vrima dhe dëmtime të shumta në trupin e avionit. Presidenti Aliyev kishte shprehur më parë zemërimin e tij për reagimet fillestare nga Moska, të cilat sipas tij përpiqeshin të mbulonin shkaqet e vërteta të ngjarjes, por kete te enjte ai falenderoi Putin per angazhimin e tij ne hetimet qe po sjellin zbardhjen e shkaqeve te kesaj ngjarjeje te rende.