Rusia provokon sërish NATO/ Avionët rusë shkelin hapësirën ajore të Estonisë

Tensionet në karahun lindor të NATO-s po vijnë në rritje, pasi këtë herë ishte Estonia ajo që u përball me një shkelje të hapësirës ajrore nga rusia. Tre avionë luftarakë rus MiG-31 hynë të premten në hapësirën ajrore estoneze dhe qëndruan atje për 12 minuta. NATO reagoi menjehere duke ngritur ne ajer avionet luftarake F-35, [...]Read More...

Rusia provokon sërish NATO/ Avionët rusë shkelin hapësirën ajore të Estonisë

Tensionet në karahun lindor të NATO-s po vijnë në rritje, pasi këtë herë ishte Estonia ajo që u përball me një shkelje të hapësirës ajrore nga rusia.

Tre avionë luftarakë rus MiG-31 hynë të premten në hapësirën ajrore estoneze dhe qëndruan atje për 12 minuta.

NATO reagoi menjehere duke ngritur ne ajer avionet luftarake F-35, per t’iu pergjigjur nderhyrjes. Nje zedhenes I NATO-s tha se ky eshte nje tjeter shembull I sjelljes se pamatur ruse dhe aftesise se aleances per t’u pergjigjur.

Forcat Mbrojtëse Estoneze thanë se shkelja e hapësirës ajrore ndodhi të premten në mëngjes në zonën e Ishullit Vaindloo, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti Talin.

Transponderët e avionëve nuk ishin të ndezur dhe nuk ishin në kontakt me kontrollin e trafikut ajror.

Ministria e Jashtme e Estonisë kërkoi të ketë reagim të menjëhershëm për këto incidente dhe thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë në Talin për të paraqitur një notë proteste.

Ministria shtoi se Rusia kishte shkelur tashmë hapësirën ajrore të Estonisë katër herë në vitin 2025.

Estonia është vendi i tretë i NATO që raporton një ndërhyrje në hapësirën e saj ajrore nga Rusia në javët e fundit: Të dielën, Rumania tha se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje.

Polonia raportoi gjithashtu një shkelje të paprecedentë të hapësirës së saj ajrore nga 19 dronë rusë javën e kaluar, por Moska mohoi përgjegjësinë për incidentin.

Incidenti më I fundit ndodhi teksa Bashkimi Europian paraqiti paketën e 19 të sanksioneve për Rusinë.

Shefja e Komisionit Eurpian Ursula von der Leyen propozoi planin, që shënjestron dërgesat e gazit të lëngshëm rus, flotën hije të Moskës të cisternave të naftës, një ndalim të plotë transaksionesh për më shumë banka ruse dhe operacionet e tyre në vendet e treat. Von der Leyen tha se blloku ka qëllim të shënjestrojë rafineritë, tregtarët e naftës, kompanitë dhe vendet e treta, përfshirë Kinën. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian tani do të duhet të diskutojnë paketën përpara se ta miratojnë atë unanimisht.  / abcnews.al /