Rustemi i reagoi Nikolloskit: Pretendime të pabazuara dhe të pasakta për ndërtimin e autostradave

Të pasakta dhe të pabazuara dhe me prapavijë të spikatur politike, kështu drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, i ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit të ri të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski pas konstatimeve të Entit Shtetëror për Revizion. Nikoloski dje kërkoi nga prokuroria që të hetojë punën e kësaj kompanie […]

Rustemi i reagoi Nikolloskit: Pretendime të pabazuara dhe të pasakta për ndërtimin e autostradave

Të pasakta dhe të pabazuara dhe me prapavijë të spikatur politike, kështu drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, i ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit të ri të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski pas konstatimeve të Entit Shtetëror për Revizion. Nikoloski dje kërkoi nga prokuroria që të hetojë punën e kësaj kompanie sepse jo vetëm që është vonuar ndërtimi i autostradës së Ohër-Kërçovë, por nuk ka pasur përgjigje se pse shuma ka arritur në 170 milionë euro, si dhe për autostradën për në Bllacë, e cila nuk ka nisur dhe për të cilën është planifikuar që një kilometër të kushtojë deri në 20 milionë euro, transmeto Portalb.mk.

Në një njoftim për opinion, drejtori i Rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi, sqaron se autostradës Ohër-Kërçovë i është rritur vlera me miratimin e ligjit, kurse për autostradën deri në kufirin me Kosovën, vlerën e ka rritur një kompani e pavarur konsulente zgjedhur nga kreditorët ndërkombëtarë.

“Unë, si Drejtor dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, jemi në dispozicion për të gjitha institucionet kompetente, për çfarëdo lloj kontrolli dhe revizioni të punës sonë, që edhe një herë të konfirmohet puna ligjore përmes realizimit të Programeve vjetore të punës së NPRSH-së, gjatë periudhës së kaluar, për të cilat dëshmojnë edhe vet rezultatet e arritura të Ndërmarrjes”, thekson Rustemi.

Nikoloski po ashtu tha se edhe pse autoritetet e mëparshme mburreshin se rruga Gradsko-Drenovë ishte e përfunduar, në realitet nuk ishte kështu. Rustemi pohon se për ndërtimin e rrugës Gradsko-Drenovë, për të cilën janë siguruar para nga fondet IPA, Ministria e Financave është “autoriteti kontraktues”, ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është “përfituese”, dhe shoqëria publike është përdoruesi fundor, i cili siç shprehet i ka përmbushur të gjitha detyrimet në kohën e duhur.

“Opinioni është i informuar se gjatë periudhës së kaluar NPRRSH ka realizuar nivel rekord të investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore, me qëllim të përmirësimit të rrjetit rrugor, ndërtimit të autostradave, të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore për qarkullim të sigurtë të trafikut në mbarë vendin”, shton Rustemi.

Në njoftim Rustemi mburret edhe se vitin e kaluar ka filluar realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në histori, Korridorit 8 dhe Korridorit 10d. Nikoloski bëri të ditur se pas ndërrimit të drejtorit të rrugëve shtetërore do të deklasifikohet kontrata me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve.

Për arritjen e marrëveshjes u miratua një ligj i posaçëm dhe auditimi nuk mundi të konfirmonte vlerën e parashikuar prej 1.3 miliardë euro dhe u vu re një devijim nga dinamika e planifikuar e ndërtimit.

LEXO: Revizioni: Autostradat Bechtel-Enka po devijojnë nga dinamika e planifikuar e ndërtimit