Sali në Bruksel, takon komisioneren Marta Kos

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot në Bruksel zhvilloi takim pune me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Nga Kabineti i Salit njoftuan se në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, prioritetet reformuese dhe sfidat aktuale në agjendën evropiane. Sali riafirmoi se anëtarësimi në […] The post Sali në Bruksel, takon komisioneren Marta Kos appeared first on InfoShqip.com.

Sali në Bruksel, takon komisioneren Marta Kos

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot në Bruksel zhvilloi takim pune me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Nga Kabineti i Salit njoftuan se në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, prioritetet reformuese dhe sfidat aktuale në agjendën evropiane.

Sali riafirmoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik i Qeverisë, duke theksuar se momentumi pozitiv duhet shfrytëzuar përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet evropiane.

Ai nënvizoi përkushtimin e administratës shtetërore për reformat e lidhura me BE-në dhe ruajtjen e ritmit të tyre sipas standardeve evropiane.

Palët diskutuan edhe për zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës Reformuese, me theks në koordinimin e vazhdueshëm me Bashkimin Evropian.

The post Sali në Bruksel, takon komisioneren Marta Kos appeared first on InfoShqip.com.