Ministria e Bujqësisë merr në menaxhim 200 mijë hektarë pyje nga AKP

Ministria e Bujqësisë merr në menaxhim 200 mijë hektarë pyje nga AKP

Ministria e Bujqësisë merr në menaxhim 200 mijë hektarë pyje nga AKP

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë në menaxhim rreth 200 mijë hektarë prona pyjore, përmes një marrëveshje të nënshkruar me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Marrëveshja, e nënshkruar sot në Prishtinë, përfshin transferimin e 200 mijë hektarëve pyjorë, të shpërndarë në 3.015 parcela, të cilat deri tani kanë qenë nën administrimin e AKP-së. Kjo sipërfaqe përfaqëson rreth 21% të territorit të Republikës së Kosovës, duke e bërë këtë një nga bartjet më të mëdha të aseteve publike në sektorin pyjor dhe mjedisor.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa marrëveshja u vlerësua si një nga proceset më të rëndësishme institucionale të pasluftës. Transferimi i këtyre pronave pyjore mundëson që ato të përjashtohen nga procesi i privatizimit dhe të kalojnë në menaxhim institucional për interes publik.

Nënshkruesit e marrëveshjes janë Armend Muja, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Menderes Ibra, drejtori në detyrë i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Hekuran Nikçi, kryetari i Bordit të AKP-së, dhe Burim Leci, drejtori ekzekutiv në detyrë i AKP-së.

Ministri Armend Muja e cilësoi këtë marrëveshje si një arritje historike për shtetin e Kosovës:

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës dhe një ndër arritjet më të mëdha institucionale që nga paslufta. Për herë të parë, rreth 21 për qind e territorit të vendit, përkatësisht mbi 200 mijë hektarë tokë pyjore, i kthehen Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për menaxhim dhe mbrojtje në interes të qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.”

Përmes kësaj marrëveshje, pronat pyjore i janë bartur për menaxhim dhe administrim Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Synimi është ruajtja, menaxhimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja afatgjatë e fondit pyjor të vendit.

Ministria ka marrë edhe dokumentacionin e plotë me listën e aseteve dhe parcelave të evidentuara, të cilat, pas përfundimit të procedurave kadastrale, pritet të bëhen publike. Dokumentacioni relevant është përfshirë si shtojcë e marrëveshjes, dhe sipas nevojës, do të formohen komisione të përbashkëta ndërmjet institucioneve përkatëse për verifikimin dhe transferimin e pronësisë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me pak fjalë

Ministria e Bujqësisë ka marrë në menaxhim 200 mijë hektarë pyje nga AKP, duke përfshirë 21% të territorit të Kosovës. Kjo marrëveshje ndërhyn në proceset e pasluftës, duke siguruar menaxhimin institucional të pyjeve për interes publik.

Personat e përmendur

  • Armend Muja - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
  • Menderes Ibra - Drejtori në detyrë i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës
  • Hekuran Nikçi - Kryetari i Bordit të AKP-së
  • Burim Leci - Drejtori ekzekutiv në detyrë i AKP-së


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.