Salmonela te karkalecat organikë të Coop-it

Salmonela u zbulua te produktet “Bio Crevetten Jumbo” (120 g) dhe “Bio Crevetten Cocktail” (150 g) të markës Coop Naturaplan.
Nuk mund të përjashtohet rreziku për shëndetin. Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Çështjet Veterinare (BLV) rekomandon që të mos konsumohen produktet në fjalë, raporton SRF, transmeton albinfo.ch.
Konsumatorët që i kanë konsumuar këto produkte këshillohen të konsultohen me një mjek nëse kanë dyshime.
Coop i hoqi menjëherë dy produktet nga shitja dhe nisi procedurën e tërheqjes së tyre nga tregu.
The post Salmonela te karkalecat organikë të Coop-it appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



