Sami Lushtaku paralajmëron tubim zgjedhor më 19 shtator në Skenderaj
Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se të premten, më 19 shtator, nga ora 18:00, do të mbahet një tubim madhështor në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, në kuadër të fushatës zgjedhore. Lushtaku thekson se fushata do të udhëhiqet me një vizion të qartë

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se të premten, më 19 shtator, nga ora 18:00, do të mbahet një tubim madhështor në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Lushtaku thekson se fushata do të udhëhiqet me një vizion të qartë, një program të fuqishëm dhe një ekip të përkushtuar që synon zhvillimin e mëtejmë të komunës.
“Në këtë rrugëtim vazhdojmë projektet e mira të realizuara deri më tani, por edhe hapim horizonte të reja për të ardhmen e Skenderajt, sepse qyteti ynë meriton edhe shumë punë dhe projekte të reja,” shkruan Lushtaku.
Tubimi pritet të jetë një prej ngjarjeve kryesore të fushatës, duke shënuar nisjen zyrtare të garës për zgjedhjet e 12 tetorit në këtë komunë./Gazea10