Sami Lushtaku takohet me banorë e përfaqësues të profesioneve në Skenderaj

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes 5, pensionistë të qytetit, si dhe me mësimdhënës e bujq në fshatin Likofc. Në këtë bashkëbisedim, sipas tij, u shkëmbyen ide, kërkesa dhe sugjerime që do të ndihmojnë në planifikimin e projekteve të reja për komunën. Lushtaku tha se zëri

Sami Lushtaku takohet me banorë e përfaqësues të profesioneve në Skenderaj

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes 5, pensionistë të qytetit, si dhe me mësimdhënës e bujq në fshatin Likofc.

Në këtë bashkëbisedim, sipas tij, u shkëmbyen ide, kërkesa dhe sugjerime që do të ndihmojnë në planifikimin e projekteve të reja për komunën. Lushtaku tha se zëri i qytetarëve është një vlerë e shtuar për punën e përbashkët drejt një Skenderaj më të zhvilluar dhe më modern.

Takimi ishte pjesë e aktiviteteve të tij parazgjedhore në kuadër të garës për kryetar të Komunës së Skenderajt.