Samiti i ardhshëm i NATO-s, do të mbahet në Turqi/ Rutte: Të ndërtojnë një aleancë më të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi se Turqia do të presë Samitin e ardhshëm të aleancës më 7-8 korrik 2026, në Ankara. Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për organizimin e këtij samiti që e konsideron të rëndësishëm.  Gjithashtu vuri në dukje se “në samitin e ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të [...]Read More...

Samiti i ardhshëm i NATO-s, do të mbahet në Turqi/ Rutte: Të ndërtojnë një aleancë më të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi se Turqia do të presë Samitin e ardhshëm të aleancës më 7-8 korrik 2026, në Ankara.

Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për organizimin e këtij samiti që e konsideron të rëndësishëm. 

Gjithashtu vuri në dukje se “në samitin e ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë që do të jetë gati për t’u përballur me sfidat kritike të sigurisë.

Samiti i këtij viti u prit në qershor në Hagë , Holandë dhe në të vendet anëtare të NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre deri në vitin 2035. Turqia ka pritur gjithashtu Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.

/abcnews.al/