Samiti në Alaskën (ruse)/ Historia, shteti amerikan ishte territor rus deri në 1867
Kur Donald Trump tha të hënën se do të takonte Vlaidimir Putin në Rusi, në fakt përtej një gafe u duk se kreu i Shtëpisë së Bardhë ngatërroi gjeografinë me Historinë. Nëse Donald Trump do të kishte thënë se ai do të takonte Vladimir Putin në Alaksa të Rusisë nje shekulli e gjysme me parë, [...]Read More...

Kur Donald Trump tha të hënën se do të takonte Vlaidimir Putin në Rusi, në fakt përtej një gafe u duk se kreu i Shtëpisë së Bardhë ngatërroi gjeografinë me Historinë. Nëse Donald Trump do të kishte thënë se ai do të takonte Vladimir Putin në Alaksa të Rusisë nje shekulli e gjysme me parë, dicka e tillë do të kishte qenë e vërtet.Alaska, shteti I 49 I Shteteve të Bashkuara të Amerikës dikur I përkiste perandorisë Ruse, por iu shit Shteteve të Bashkuara në vitin 1867.
Prania ruse në Alaska nisi në shekullin XVIII, jo me ushtri, por me tregtarë dhe aventurierë që kishin fitimet e mëdha nga lëkurat e vidrës së detit. Në vitin 1780, Katerina e Madhe autorizoi krijimin e Kompanisë Ruso-Amerikane, e cila kishte monopolin e tregtisë dhe administrimit.
Megjithatë, pas disfatës në Luftën e Krimesë dhe përballë vështirësive financiare, Rusia filloi të shihte Alaskën si barrë. Në vitin 1867, ajo pranoi ta shiste territorin për 7,2 milionë dollarë – një shumë që u kritikua si tepër e ulët në Shën Petersburg, ndërsa në SHBA shumëkush e talli si një “shkretëtirë të ngrirë pa vlerë”. Sekretari amerikan i Shtetit, William H. Seward, u përball me tallje për “blerjen e kotë”, por zbulimi i arit dhe naftës e shndërroi marrëveshjen në një nga blerjet më fitimprurëse në historinë amerikane.
Në këtë tokë që dikur ishte territor Rus, Predienti Amerikan Donald Trump dhe homologu i tij Vladimir Putin do të diskutojnë fundin e luftës në Ukrainë, në atë që do të jetë takimi i parë mes dy krerëve të shteteve që prej vitit 2019. Shtëpia e Bardhë deklaroi se takimi mes Donald Trump dhe Preisidentit Rus Vladimir Putin do të zhvillohet në qytetin Anchorage (ej- nkerexh), ndërsa mediat Amerikane zbuluan se takimi I të premtes në Alaska pritet të mbahet në një bazë ushtarake të këtij qyteti.
Mes deklaratave dhe pretendimeve të shumta që thonë se Presidenti Amerikand Donald Trump pritet të bëjë lëshime territoriale ndaj Vladimir Putin, reagoi këtë të mërkurë Sekretari Amerikan I Shtetit Marco Rubio I cili tha se takimi I të premtes nuk është një fitore për Kremlinin, por një takim ku do të sqarohen një sere çështjesh./abcnews.al