Samiti në Paris/ Macron: 26 vende kanë premtuar të çojnë trupa në Ukrainë
Pas përfundimit të takimit të sotëm të Koalicionit të të Gatshmëve në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Ata thanë se në samitin e sotëm u diskutua për garancitë e sigurisë për Ukrainën, dhe sipas Macron-it plot 26 vende janë zotuar se [...]Read More...

Pas përfundimit të takimit të sotëm të Koalicionit të të Gatshmëve në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ata thanë se në samitin e sotëm u diskutua për garancitë e sigurisë për Ukrainën, dhe sipas Macron-it plot 26 vende janë zotuar se do të dërgojnë trupa në Ukrainë si garanci sigurie.
“Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes”.
Macron sqaroi se qëllimi i tyre “nuk është të zhvillojnë luftë”, por të garantojnë paqen dhe një armëpushim, si dhe të parandalojnë një sulm të ri.
Presidenti francez deklaroi se koalicioni ndërkombëtar është i përgatitur të koordinojë sanksione të reja kundër Rusisë së bashku me Shtetet e Bashkuara. “Mesazhi ynë mbetet i njëjtë: Ukraina është në anën e paqes, dhe Rusia duhet të cilësohet qartazi si agresori.”, tha ai.
Sipas Macron-it, Rusia po vepron me miratimin e shumë prej partnerëve të saj në mbarë botën, ndërsa përpiqet të vonojë procesin e paqes dhe të vazhdojë agresionin ndaj Ukrainës.
Mes të tjerash, gjatë fjalës së tij Macron gjithashtu konfirmoi se liderët e koalicionit zhvilluan një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai tha se “konkluzionet janë shumë të qarta”, dhe se ditët në vijim do të finalizohet mbështetja e SHBA-ve ndaj Ukrainës sipas marrëveshjes së arritur.
“Jemi gjithashtu të gatshëm të bashkërendojmë përpjekjet tona për të ndalur makinerinë luftarake të Rusisë,”shtoi ai.