San Siro në shitje me ZBRITJE? Milan & Inter trondisin Milanon

Një nga çështjet më të nxehta në Milano ditët e fundit është ajo e blerjes së stadiumit legjendar San Siro nga klubet AC Milan dhe Inter, e cila po shoqërohet me polemika të forta për shkak të një kërkese për zbritje prej 30 milionë euro nga çmimi fillestar i marrëveshjes. Sipas raportimeve të fundit, dy […]

San Siro në shitje me ZBRITJE? Milan & Inter trondisin Milanon

Një nga çështjet më të nxehta në Milano ditët e fundit është ajo e blerjes së stadiumit legjendar San Siro nga klubet AC Milan dhe Inter, e cila po shoqërohet me polemika të forta për shkak të një kërkese për zbritje prej 30 milionë euro nga çmimi fillestar i marrëveshjes.

Sipas raportimeve të fundit, dy klubet milaneze – të cilat operojnë përmes fondeve të pasurive të paluajtshme – kanë kërkuar që nga çmimi total prej 197 milionë euro, të hiqet një shumë prej 30 milionësh. Ata e arsyetojnë këtë kërkesë me koston e rehabilitimit që, sipas tyre, duhet të mbulohet nga Bashkia në bazë të ligjit për stadiumet, transmeton ORAinfo.

Por kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga disa figura politike në qytet. Alessandro Giungi, këshilltar i Partisë Demokratike në Milano, ka reaguar ashpër ndaj kësaj kërkese, duke e cilësuar si “të shqetësuese” dhe të paarsyeshme.

“Lajmi se Bashkia synon të zbresë 30 milionë euro nga çmimi është vërtet shqetësues. Dhe se këto 30 milionë euro, sipas një interpretimi të shkurtër, janë të ‘detyrueshme’ sepse ligji i stadiumit kërkon që Bashkia të mbulojë kostot e rehabilitimit për ndërtimin e një stadiumi të ri”, deklaroi Giungi.

Ai shtoi gjithashtu se asnjë ligj nuk detyron përdorimin e kësaj skeme, dhe se nëse klubet zgjedhin të aplikojnë këtë rregull, atëherë bëhet edhe më e qartë mungesa e interesit publik në këtë operacion.

San Siro në udhëkryq

Prej më shumë se një dekade, Milan dhe Inter kanë diskutuar mundësinë e ndërtimit të një stadiumi të ri, madje kanë shqyrtuar edhe zhvendosjen nga San Siro. Megjithatë, së fundmi klubet kanë ndryshuar qasje, duke synuar blerjen dhe transformimin e zonës aktuale, me ndihmën e zhvilluesve privatë.

Derisa të finalizohet blerja, tensionet politike dhe reagimet publike si ky i Giungit mund të ndikojnë ndjeshëm në procesin vendimmarrës. /ORAinfo/