Sardenjë/ Gruaja e CEO-s së Lufthansas përplas për vdekje 24-vjeçaren, aksidenti në vendkalim për këmbësorë

Familja e 24-vjeçares Gaia Costa, vajzës së re që u plagos për vdekje nga makina e drejtuar nga gruaja e drejtorit ekzekutiv të Lufthansa në zonën e Porto Cervo të Sardenjës , është e tronditur nga ngjarja. Sipas mediave lokale, mjekët dhe ekipet e shpëtimit luftuan për 20 minuta për ta mbajtur gjallë 24-vjeçaren pasi pësoi lëndime të [...]Read More...

Sardenjë/ Gruaja e CEO-s së Lufthansas përplas për vdekje 24-vjeçaren, aksidenti në vendkalim për këmbësorë

Familja e 24-vjeçares Gaia Costa, vajzës së re që u plagos për vdekje nga makina e drejtuar nga gruaja e drejtorit ekzekutiv të Lufthansa në zonën e Porto Cervo të Sardenjës , është e tronditur nga ngjarja.

Sipas mediave lokale, mjekët dhe ekipet e shpëtimit luftuan për 20 minuta për ta mbajtur gjallë 24-vjeçaren pasi pësoi lëndime të rënda kur u përplas nga BMW X5 e drejtuar nga Viviane Spohr.

Babai i 24-vjeçares është një anëtar i njohur i Confederazione Italiana Sindacati Lavoratori, një nga federatat më të mëdha sindikale në Itali.

Avokati i familjes tha se “klientët e mi kanë besim të plotë në punën e drejtësisë”.

Dëshmitarët okularë raportuan se 24-vjeçarja fatkeqe u përplas nga SUV-i i drejtuar nga Spoor ndërsa ecte në një vendkalim për këmbësorë, duke shtuar se ajo gjithashtu bëri një sinjal me duart e saj për të njoftuar.

Autopsia mbi trupin e 24-vjeçarit pritet të bëhet të mërkurën, me mediat lokale që vënë në dukje se puna hetimore po kryhet me vonesa pasi të gjitha dokumentet që lidhen me Spoor duhet të përkthehen në gjermanisht.

Çfarë tha gruaja e CEO-s së Lufthansa-s?

Avokati i Spohr përshkroi se si ndodhi e gjitha nga perspektiva e klientit të tij .

Sipas tij, klienti i tij ishte ndalur në vendkalim normalisht dhe ishte nisur përsëri, duke menduar se këmbësorët e kishin kaluar tashmë.

“Zonja Spohr u ndal në vendkalim, kjo u konfirmua nga dëshmitarët”, tha Angelo Merlini për BILD. “Kur pa një grup këmbësorësh që po kalonin vendkalimin, ajo priti. Pastaj u nis, pa e kuptuar se vajza ishte ende në vendkalim. Ajo e goditi atë me makinën, e cila është automatike dhe shumë e rëndë, me një shpejtësi shumë të ulët.” / abcnews.al