Seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit
Për herë të 30-të seanca konstituive The post Seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albinfo.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në tentativën e 30-të, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, përcjell albinfo.ch.
Procesi ka ngecur te zgjedhja e Kryeparlamentarit. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse.
Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i saj. Në asnjërën nga votimet për të, Haxhiu s’ka marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur, i nevojiten 61.
Nga 15 prilli, kur ka filluar seanca konstituive, deri tash kanë dështuar 29 vazhdime të saj.
The post Seanca e 30-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Albinfo.