Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri: Arrestohet një shqiptar dhe një italian
Midis të arrestuarve janë një shtetas shqiptar 51-vjeçar me banim në Gjermani dhe një shtetas italian 35-vjeçar me banim në zonën e Luganos The post Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri: Arrestohet një shqiptar dhe një italian appeared first on Albinfo.

Policia e Kantonit të Ticinos ka sekuestruar kokainë dhe armë zjarri gjatë një hetimi në Lugano dhe me këtë rast ka arrestuar disa persona. Bëhet fjalë për sekuestrimin e disa kilogramëve kokainë, si dhe pistoleta dhe pushkë, si pjesë e një hetimi më të gjerë në zonën e Luganos, transmeton albinfo.ch.
Midis të arrestuarve janë një shtetas shqiptar 51-vjeçar me banim në Gjermani dhe një shtetas italian 35-vjeçar me banim në zonën e Luganos, ka njoftuar të hënën policia e kantonit të Ticinos, shkruan agjencia e lajmeve Keystone&SDA.
Gjatë kontrollit të realizuar në lokalet e përdorura nga dy personat e përmendur, janë sekuestruar afërsisht një kilogram e gjysmë kokainë dhe tableta ekstazie. Pas marrjes në pyetje, dy të dyshuarit janë arrestuar, vazhdon deklarata e poliicsë.
Të dy dyshohet se janë përfshirë në një operacion të rëndësishëm trafikimi droge në zonën Sottoceneri.
The post Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri: Arrestohet një shqiptar dhe një italian appeared first on Albinfo.