Sekuestrohet një revole me nëntë fishekë në Dumnicë të Podujevës

Policia në Prishtinë ka njoftuar se kanë sekuestruar një revole të tipit TT dhe nëntë fishekë te një shofer që e kishin ndaluar dhe kontrolluar në fshatin Dumnicë të Podujevës. “Sekuestrimi rezultoi pas  ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe  drejtuesit të saj në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.” I […]

Sekuestrohet një revole me nëntë fishekë në Dumnicë të Podujevës

Policia në Prishtinë ka njoftuar se kanë sekuestruar një revole të tipit TT dhe nëntë fishekë te një shofer që e kishin ndaluar dhe kontrolluar në fshatin Dumnicë të Podujevës.

“Sekuestrimi rezultoi pas  ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe  drejtuesit të saj në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.”

I dyshuari është S.H, i moshës 34 vjeçare.

Ndaj tij është iniciuar hetim për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Ndaj të dyshuarit; S. H, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Podujevë iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.”