“Po sëmuremi!” Studentja e Mjekësisë tregon kushtet në universitet: Pikon çatia, nuk kemi as laboratorë

“Po sëmuremi!” Studentja e Mjekësisë tregon kushtet në universitet: Pikon çatia, nuk kemi as laboratorë

Emisioni Review në Euronews me Greta Topjanën këtë të premte kishte si temë protestën studentore, e cila po zhvillohet prej ditësh në Tiranë.

Një nga të ftuarat në panel për këtë çështje ishte edhe studentja e Mjekësisë, Dhimitra Nushi, e cila ndodhet në vitin e 4-t. Gjatë diskutimit me të ftuarit e tjerë, Nushi, e pyetur nga Faik Basha, ekspert sigurie, se a kanë vështirësi studentët e Mjekësisë në auditorë dhe laboratorë, ajo u përgjigj: 100% po.

“Çdo notë që kam marrë e kam marrë sepse e kam merituar, si të larta, si dhe jo shumë të larta personalisht. Nuk mund të flas për të tjerët, flas vetëm për veten time. 100% që ka probleme në laboratorë, auditorë, po! Po në aspektin e kushteve, shumë probleme. Nuk besoj se dhe ju më kundërshtoni. Sepse mund ta shikojmë të gjithë që auditorët e Mjekësisë janë duke kulluar gjatë verës me ujë nga lagështia, studentëve u pikon uji te floku dhe studentët sëmuren! Mos të flasim pastaj për laboratorët, që ka laborator vërtetë apo s’ka, se unë nuk kam parë, për të parë kampionet e histologjisë unë nuk kam parë! Kjo është nga përvoja e saj. Mos flasim pastaj për praktikën”, u shpreh studentja Nushi.

The post “Po sëmuremi!” Studentja e Mjekësisë tregon kushtet në universitet: Pikon çatia, nuk kemi as laboratorë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.