Rama sërish ftesë për dialog me sofër guri dhe shilte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sërish ka ftuar studentët dhe pedagogët por edhe protestuesit e tjerë për dialog, ndërkohë që sot protesta hyn në ditën e 12-të, përcjell INA.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se para Kryeministrisë ka vendosur një “tavolinë” dhe në të ka lënë letrat ku ka është e shkruar fjala “dialog”.
“Mirëmëngjes”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar mëngjesin e kësaj të shtune në “Facebook”.
Kujtojmë se karriget, stolat prej guri që çdo ditë Rama ka vendosur para Kryeministrisë për protestuesit, që të ulen në dialog, këta të fundit i kanë refuzuar.
Prej ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit. Ndërkohë Rama është shprehur se nuk e jep dorëheqjen, ndërsa shton se është i gatshëm për dialog.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



