Gra me shami u kanë folur fëmijëve? Gazetari: Anëtare të kampit MEK

Gra me shami u kanë folur fëmijëve? Gazetari: Anëtare të kampit MEK

Prej të premtes në rrjetet sociale kanë qarkulluar dy video të dy grave të ndryshme, të mbuluara me shami, të cilat u kanë folur disa fëmijëve në kryeqytet dhe që pretendohet se kanë kërkuar t’I afrojnë pranë disa makinave me të cilat lëviznin.

Gazetari Merin Maçi tha në studion e emisionit “Opinion” se gratë janë anëtare të kampit MEK, por ndaj tyre nuk ka patur ndonjë denoncim. Njëra nga gratë është parë në Bulevardin e Rid he tjetra në zonën e Yzberishtit.

“ Gratë janë anëtare të kampit MEK dhe nga verifikimet e tanishme kanë qenë në lëvizje për të marr shërbime mjekësore dhe pikërisht furgoni i kuq është një furgon, që shërben për transportimin e anëtarëve të MEK drejt qëndrave shëndetësore.

Policia ka nisur një hetim me iniciativë, pasi nuk ka asnjë denoncim.  Po hetohen 2 pista lidhur me këtë denoncim, që është bërë në rrjetet sociale dhe një pistë e dytë është me desinformim për shkak të prejardhjes që ato kanë”, u shpreh Maçi.

Burimi i lajmit:opinion.al
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.