Shasivari takim me Këshillin Gjyqësor: Reformat në drejtësi kërkojnë dialog institucional dhe zgjidhje konkrete

Shasivari takim me Këshillin Gjyqësor: Reformat në drejtësi kërkojnë dialog institucional dhe zgjidhje konkrete

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot takim pune me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

Në takim u diskutua për gjendjen aktuale në gjyqësor, sfidat me të cilat përballet Këshilli Gjyqësor, si dhe mundësitë për adresimin dhe tejkalimin e tyre.

Temë e diskutimit ishin edhe reformat aktuale në gjyqësor, nevoja për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rëndësia e një qasjeje të koordinuar institucionale në adresimin e problemeve të identifikuara.

Ministri Shasivari theksoi se një gjyqësor efikas dhe i pavarur është themeli i sundimit të së drejtës dhe i besimit të qytetarëve në institucionet.

Ai nënvizoi se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të promovojë dialogun e hapur institucional dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me fokus në zgjidhje konkrete dhe rezultate të matshme.

“Reformat në drejtësi nuk janë vetëm ndryshime ligjore. Ato duhet të sjellin drejtësi më cilësore, më të pavarur dhe më efikase për çdo qytetar”, theksoi ministri Shasivari.

Takimi është pjesë e dialogut të vazhdueshëm institucional për forcimin e sundimit të së drejtës dhe avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.