SHBA del nga Unesco/ Administrata Trump: Qëndrim i anshëm kundër Izraelit
Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen sërish nga UNESCO. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Anna Kelly tha për Neë York Post se presidenti Donald Trump ka vendosur ta nxjerrë vendin nga nga agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB-së për shkak të asaj që Uashingtoni e sheh qëndrim i anshëm, kundër Izraelit. Kjo do të [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen sërish nga UNESCO. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Anna Kelly tha për Neë York Post se presidenti Donald Trump ka vendosur ta nxjerrë vendin nga nga agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB-së për shkak të asaj që Uashingtoni e sheh qëndrim i anshëm, kundër Izraelit.
Kjo do të jetë hera e tretë që Shtetet e Bashkuara largohen nga UNESCO, e cila ka selinë në Paris, dhe hera e dytë gjatë një administrate Trump.
Kreu i shtëpisë së bardhë e kishte tërhequr tashmë gjatë mandatit të tij të parë dhe Shtetet e Bashkuara u rikthyen pas një mungese pesëvjeçare pasi administrata Biden aplikoi për t’u ribashkuar në organizatë.
Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit 2026.
Lëvizja e fundit nuk është surprizë për zyrtarët e UNESCO, të cilët kishin parashikuar një veprim të tillë që me rikthimin e Trump në pushtet dhe prej faktit se rikthimi në agjenci u krye nga ish rivali politik i Trump, demokrati Joe Biden.
Edhe ne vitin 2017 administrata Trump njoftoi se SHBA do të tërhiqej nga UNESCO për shkak të paragjykimeve kundër Izraelit. Vendimi hyri në fuqi një vit më vonë.
SHBA dhe Izraeli ndaluan financimin e UNESCO pasi agjencia e OKB votoi për të përfshirë Palestinën si shtet anëtar në vitin 2011.
Më parë Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr nga UNESCO nën administratën Reagan në vitin 1984 sepse e shihnin agjencinë si të keqmenaxhuar, të korruptuar dhe të përdorur për të çuar përpara interesat e Bashkimit Sovjetik. SHBA u rikthye në agjenci në vitin 2003 gjatë presidencës së George Ë. Bush.
/ abcnews.al