SHBA, ligj për kriptomonedhat/ Trump: Për rregullimin e tregut dhe mbrojtjen e amerikanëve
Presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi të premten ligjin historik GENIUS Act, i cili krijon kornizën e parë federale për stabilitetin e kriptovalutave ndaj dollarit amerikan, duke sjell kështu rregullime dhe mbrojte të shtuar për konsumatorët. Ligji u miratua me mbështetje dypartiake nga Senati më 17 qershor dhe Dhoma e Përfaqësuesve më 17 korrik. Ai përcakton [...]Read More...
Presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi të premten ligjin historik GENIUS Act, i cili krijon kornizën e parë federale për stabilitetin e kriptovalutave ndaj dollarit amerikan, duke sjell kështu rregullime dhe mbrojte të shtuar për konsumatorët.
Ligji u miratua me mbështetje dypartiake nga Senati më 17 qershor dhe Dhoma e Përfaqësuesve më 17 korrik. Ai përcakton si do të krijohet stabiliteti I tregut në raport me dollarin amerikan si dhe përcaktimet për rezervat e kriptomonedhave. Ligji ka specifika të qarta gjithashtu për vjedhjen e kriptomonedhave dhe pastrimin e parave përmes tyre.
Në ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump falënderoi industrinë e kriptove për punën e tyre dhe tha: “Ky është një vërtetim i madh për frymën tuaj pionere”, duke shtuar për mundësitë ekonomike e politike që mbart zgjerimi dhe fuqizimi i kriptomonedhave .
Ligji i ri synon të rrisë besimin e konsumatorëve në industrinë e kriptomonedhave, e cila është bërë shpejt një lojtar i fuqishëm në Uashington falë donacioneve masive të fushatës dhe shpenzimeve për lobim. Miratimi i tij vjen ndërsa Trump ishte zotuar vazhdimisht ta bënte SHBA-në “kryeqytetin botëror të kriptomonedhave”.
Kreu i Shtepise se Bardhe tha se drejtuesit e industrise se kriptomonedhave ishin injoruar deri me tani, por sipas tij kjo eshte koha qe ata te marrrin mbeshtetjen qe meritojne. /abcnews.al/