SHBA, paketë ndihmë Iranit? Bimo: Duhen zgjidhur problemet politike. Programi bërthamor u dëmtua, por jo mjaftueshëm

Ish ambasadori Roland Bimo thotë se përpara se SHBA të japin paketë ndihme për Iranin, duhet të zgjidhin problemet politike. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, programi bërthamor i Iranit u dëmtua, por jo mjaftueshëm. “Mbetet për t’u parë, ka shumë probleme politike për t’u zgjidhur. Objektivi kryesor i Izraelit, dëshironte edhe [...]Read More...

SHBA, paketë ndihmë Iranit? Bimo: Duhen zgjidhur problemet politike. Programi bërthamor u dëmtua, por jo mjaftueshëm

Ish ambasadori Roland Bimo thotë se përpara se SHBA të japin paketë ndihme për Iranin, duhet të zgjidhin problemet politike.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, programi bërthamor i Iranit u dëmtua, por jo mjaftueshëm.

“Mbetet për t’u parë, ka shumë probleme politike për t’u zgjidhur. Objektivi kryesor i Izraelit, dëshironte edhe ndryshim regjimi. Përkrahja e popullit iranian për ajatollahët ishte e ulët. Nuk ka qenë shumë e saktë vlerësimi i situatës. Njerëzit, përkrahja e regjimit ka qenë 50 përqind dhe pas sulmeve ka qenë 80 përqind. Pengesa më e madhe, Irani do të ishte kapërcim i jashtëzakonshëm, nëse do pranonte kaluzolën që të pasuronte uranium. Është e pamundur të dëmtohet, por edhe nëse është dëmtuar, mund ta rifillojnë në male më të thella. Kjo që ndodhim është shtytje e jashtëzakonshme për Iranin për të pasur armë bërthamore. Aty nuk di asnjëri se çfarë ka ndodhur. Duhen ekipe në terren që të gjykohet se çfarë ka ndodhur. Të gjitha janë hamendje, thashetheme.”, theksoi./abcnews.al