SHBA/ Plumba në “Times Square”, 3 të plagosur, arrestohet 17-vjeçari
Tre persona mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të Shtune si pasojë e një sulmi me armë zjarri në “Time Square” të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i sulmit një 17-vjeçar është arrestuar nga Autoritetet dhe është marrë në pyetje, por policia nuk ka zbuluar më [...]Read More...

Tre persona mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të Shtune si pasojë e një sulmi me armë zjarri në “Time Square” të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autori i sulmit një 17-vjeçar është arrestuar nga Autoritetet dhe është marrë në pyetje, por policia nuk ka zbuluar më shumë detaje mbi identitetin e tij apo mbi motivet e sulmit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat Amerikane personat e plagosur janë një vajzë 18-vjeçare e cila pësoi lëndime në qafë , një djalë 19 vjeçar i qëlluar në këmbën e djathtë dhe një burrë 65 vjeçar I plagosur në këmbën e majte.
Sipas policisë, të shtënat erdhën pas një debati verbal mes autorit 17-vjeçar dhe 19-vjeçarit te plagosur. Policia ka sekuestruar armën e krimit.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale treguan njerëz që largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia rrethonte një automjet dhe ndihmonte të plagosurit.
Vetëm përgjatë 7 muajve të parë të vitit 2025 në Nju Jork janë regjistruar 412 sulme me armë, një shifër kjo 23% më e ulët krahasuar me vitin e shkuar.