SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, katër viktima

Të paktën 4 persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një bar të mbushur me njerëz në një ishull të Karolinës së Jugut. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës me kohën lokale  në ishullin Saint Helena. Një turmë e madhe ndodhej brenda barit kur filluan [...]Read More...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, katër viktima

Të paktën 4 persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një bar të mbushur me njerëz në një ishull të Karolinës së Jugut.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës me kohën lokale  në ishullin Saint Helena. Një turmë e madhe ndodhej brenda barit kur filluan të shtënat. Kur policët mbërritën në vendngjarje, gjetën disa viktima me plagë të dukshme të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Një person i dyshuar për ngjarjen është identifikuar, por nuk është bërë ndonjë arrestim zyrtar dhe nuk dihet motivi i ngjarjes, teksa hetimet vazhdojnë. Mes 20 të plagosurve, katër ishin në gjendje kritike dhe u dërguan në spitalet e zonës.

Sulmi vjen, pasi katër persona humbën jetën dhe të paktën 16 mbetën të plagosur si pasoje e të shtënave me armë zjarri në Misisipi. Ndërkohë një sulm tjetër në Heidelberg, në një aktivitet shkollor dy persona të tjerë u vranë.

Të shtëna raportohet se pati edhe në një tjetër shkollë të mesme në Rollin Fork të Missisipit.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar gati 340 të shtëna masive deri më tani këtë vit. Të shtënat masive janë incidente ku katër ose më shumë persona (pa përfshirë autorin), mbeten te vrarë.