Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz

Presidenti i Shoqatës së Drejtorëve të Shkollave në Zvicër, Thomas Minder, ka kërkuar heqjen e provimeve për pranimin në gjimnaz, duke vënë në pikëpyetje sistemin aktual të arsimit.
Sipas tij, përzgjedhja e nxënësve në një moshë kaq të hershme rrit pabarazitë sociale. Ai thekson se çdo kalim i hershëm në sistemin arsimor favorizon fëmijët nga familjet më të privilegjuara.
Minder propozon që përzgjedhja e nxënësve të bëhet më vonë, në fund të shkollimit, dhe jo përmes provimeve në faza të hershme.
Ai gjithashtu sugjeron krijimin e klasave më të përziera, me nivele të ndryshme vështirësie, shkruan watson.ch, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, ai kritikon edhe sistemin e përgatitjes së mësuesve, duke thënë se kërkesat ndaj tyre janë rritur shumë dhe se trajnimi aktual nuk është i mjaftueshëm.
Sipas tij, nevojitet një arsimim më i gjatë dhe më i thelluar për mësuesit.
Megjithatë, propozimet e tilla pritet të hasin vështirësi politike, pasi do të kërkonin reforma të mëdha dhe kosto shtesë në sistemin arsimor.
The post Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz appeared first on Albinfo.



