Shehu: Gjithë jetën time i kam shërbyer Junikut, dhe sonte ju e vulosët fitoren e LDK-së
Në një tubim madhështor të organizuar nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Junik, kandidati për kryetar, Ruzhdi Shehu, ka shpallur fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Ai theksoi se mbi 700 qytetarë junikas morën pjesë në koktelin e falënderimit, duke konfirmuar mbështetje të fuqishme për vizionin e LDK-së […]

Në një tubim madhështor të organizuar nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Junik, kandidati për kryetar, Ruzhdi Shehu, ka shpallur fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Ai theksoi se mbi 700 qytetarë junikas morën pjesë në koktelin e falënderimit, duke konfirmuar mbështetje të fuqishme për vizionin e LDK-së për Junikun.
Shehu shprehu emocionin e tij duke thënë: “Gjithë jetën time i kam shërbyer Junikut me nder dhe përkushtim. Por nuk ka krenari më të madhe sesa të shoh bashkëvendasit e mi të bashkuar rreth vizionit të LDK-së për Junikun. Sot ju e konfirmuat përfundimisht fitoren tonë pa balotazh.”
Ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe premtoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për zhvillimin e Junikut. “Përherë dhe gjithë jetën do të jem në shërbimin tuaj, me faqe të bardhë dhe zemër të hapur për Junikun tonë,” shtoi Shehu.
Në përfundim, ai ftoi të gjithë qytetarët që pas përfundimit të procesit zgjedhor të bashkohen në festën më të madhe në historinë e Junikut, për të kremtuar fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëvendas,
E dashur mërgatë e Junikut,
Gjithë jetën time i kam shërbyer Junikut me nder dhe përkushtim. Mirëpo për mua nuk ka krenari më të madhe sesa kur shoh bashkëvendasit e mi kaq të bashkuar rreth vizionit të LDK-së për Junikun.
Sot ju e konfirmuat përfundimisht fitoren tonë pa balotazh. Mbi 700 junikas pjesëmarrës në koktelin e falenderimit të organizuar nga LDK dega në Junik.
Për mua është emocion i veçantë kur e shoh që Juniku njëzëri e konfirmon fitoren e LDK-së. Faleminderit 113 herë për përkrahjen tuaj kaq të madhe. Përherë dhe gjithë jetën do të jem në shërbimin tuaj, me mirënjohje për secilin junikas pa dallim, me faqe të bardhë dhe zemër të hapur për Junikun tonë.
Nesër pas procesit zgjedhore, të gjithë junikasit pa dallim, i ftojmë të bashkohen në festën më të madhe në historinë e Junikut, për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
#LDK113
#JunikuPërtej