Shehu: Ka nisur vendosja e tabelave me emërtimet e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ka nisur vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve, duke njoftuar që së shpejti do të nis edhe me vendosjen e numrave të shtëpive/banesave. Sipas tij ky ishte edhe një premtim i tij që tani ka nis realizimin, shkruan Front Online. Postimi i plotë: Të […]

Shehu: Ka nisur vendosja e tabelave me emërtimet e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ka nisur vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve, duke njoftuar që së shpejti do të nis edhe me vendosjen e numrave të shtëpive/banesave.

Sipas tij ky ishte edhe një premtim i tij që tani ka nis realizimin, shkruan Front Online.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,
Siç jeni në dijeni, qeverisja e kaluar në vitin 2019 i ka përcaktuar emrat e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut. Sidoqoftë tabelat me këto emërtime asnjëherë nuk janë vendosur në rrugët përkatëse.
Prandaj ne kemi filluar me vendosjen e tabelave me emërtimet e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut. Së shpejti do të fillojmë edhe me vendosjen e numrave të shtëpive/banesave. Në këtë mënyrë po përmbushim edhe një tjetër premtim elektoral. Por më e rëndësishme se kaq, për herë të parë në Komunën e Junikut çdo familje do të ketë adresën e vet (emrin e rrugës dhe numrin e vendbanimit) të vendosur përmes hartave elektronike dhe gjeoportal.
Për realizimin e këtij projekti Komuna e Junikut e falenderon Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë.