Shërbime të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë gjatë sezoni turistik

Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri, gjatë sezonit turistik 2025 The post Shërbime të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë gjatë sezoni turistik appeared first on Albinfo.

Shërbime të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë gjatë sezoni turistik

Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva:

Parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore;

Menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet;

Shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Drejtori Proda vlerësoi praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol krenarie për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë rrugore, por edhe në luftën e përbashkët kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Nga ana e tij, Kolonel Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Kosovës janë të nderuar për mundësinë që t’u shërbejnë qytetarëve krah kolegëve të Policisë shqiptare, dhe se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e objektivave të këtij memorandumi.

Shërbimet e përbashkëta nisin nga data 1 korrik 2025.

The post Shërbime të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë gjatë sezoni turistik appeared first on Albinfo.