Sherri për tokën në Rrjoll, banori: Toka është e trashëguar brez pas brezi

Sherri për tokën në Rrjoll, banori: Toka është e trashëguar brez pas brezi

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” u diskutua mbi përballjen në zonën e Rrjollit, në veri të Rana e Hedhun, ku një pronar toke së bashku me një zhvillues janë ndaluar të vazhdojnë punimet nga banorët e zones, me pretendimin se toka është pronë e tyre.

Të dy palët pretendojnë pronësinë mbi këtë sipërfaqe, ndërsa pamjet e ardhura nga Rrjolli janë bërë virale në rrjete sociale, ku banorët kanë penguar fizikisht zhvillimin e punimeve.

Pronari i tokës Fatmir Shpellzaj shprehet se toka është e lënë trashëgim brez pas brezi dhe se sot përpjesëtohet nga anëtarët e të njëjtit fis. Ai tregoi historinë e fisit të tij dhe faktin që për tokën kanë dokumentacion, që daton, së paku afër 100 vite më parë.

Pronari i tokës Fatmir Shpellzaj: Jam pronari i tokës që nga viti 2019, që e kam marrë pronën me tapi. Ne kemi jetuar shumë vite aty, deri nga viti 1927, kemi jetuar rreth 5-6 breza. Në këtë vend kemi pasur shtëpitë, varrezat tona, por për punë hasmërie se kemi pasur një ngatërresë, kemi lëvizur, prej aty në një vend tjetër, për në Rrjoll. Më 1927 kemi lëvizur ne si burra, kurse femrat kanë qëndruar aty sërish, sepse aty e kemi shtuar vendin deri nga viti 1946.

Në vitin 1956 ka nisur reforma tokës, këto gjërat gjatë monizmit, që i kanë marrë njerëzit e tjerë. Gjyshi i babës tim aty ka pasur një liman të tij dhe është marrë me tregti. Kur ka ndodhur një problem, ne kemi ikur prej aty. Po toka ka qenë e jona me tapi që në kohën e turkut, me certifikatë pronësie, me dokumente që e vërtetojnë në vitet 27’, 39’, 43’ deri në vitin 2005, e kemi me të gjitha letrat. Toka është e trashëguar, jemi aty brez pas brezi. Ne kemi pasur aty 3 shtëpi, kemi pasur 28 varreza tonat, 2 varreza i kemi me emra. Gjyshi i babës i ka me emër, kur ka vdekur e dimë, me të gjitha gjërat. E kemi trashëguar komplet fisi jonë.