Shiroka-Pula e plotëson kabinetin me tri këshilltare të reja, ende s’i largon nga stafi njerëzit e Albulena Haxhiut

Shiroka-Pula e plotëson kabinetin me tri këshilltare të reja, ende s’i largon nga stafi njerëzit e Albulena Haxhiut

Presidentja e Kosovës, Justina Pula-Shiroka, po vazhdon me konsolidimin e stafit të saj. Pas largimit nga Presidenca të militantes së VV-së, Beria Abazi, ajo ka angazhuar edhe tri femra në kabinet.

Gazeta Nacionale ka mësuar se shefja e shtetit për këshilltare ka emëruar Teuta Rexhepin, Rina Asanin dhe Agona Jashari-Ajvazin.

Nacionale ka dërguar pyetje në Presidencë për të kuptuar pozitat që kanë marrë zyrtaret e reja. Megjithatë, deri në publikimin e këtij shkrimi, Presidenca nuk ka kthyer përgjigje.

Si nisi gjithçka?

09.10 · 10:03
Bashkëshorti i këshilltares së Albulena Haxhiut sot bëhet këshilltar për media i presidentes Shiroka-Pula
10.10 · 18:25
Nga strukturat e VV-së në zyrën e presidentes Shiroka-Pula: Kush është Berita Abazi?
Javën e kaluar, gazeta ka raportuar se Teuta Rexhepi është pretendentja kryesore për t`u emëruar shefe e stafit të presidentes.

Ajo është parë afër presidentes në disa aktivitete publike gjatë javës së kaluar.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se Rexhepi ka lidhje familjare me bashkëshorten e djalit të presidentes.

Reklamë

Berita Abazi pozitën e shefes së stafit të kabinetit të presidentes e ka lënë javën e kaluar dhe është kthyer te kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Pas largimit të Abazit, ende nuk dihet nëse Shiroka-Pula do t`i largojë nga stafi edhe disa militantë të VV-së.

Gazeta ka kërkuar të dijë nga Presidenca, nëse presidentja Shiroka-Pula do t’i lirojë nga detyra edhe ish-anëtarët e stafit të ish-kryeparlamentares Albulena Haxhiu, përkatësisht Alba Hondozi, Art Rexhepi dhe Getoar Sylaj, të cilët aktualisht janë të angazhuar si nëpunës të kabinetit të Presidentes, me emërime të bëra nga Berita Abazi.

Pas marrjes së detyrës, presidentja Justina Shiroka-Pula, ka filluar kompletimin e stafit të saj.

Gazeta Nacionale ka raportuar se Bekim Kupinën e ka emëruar si këshilltar për media.

Bekim Kupina është bashkëshorti i këshilltares për media të kryeparlamentares Albulena Haxhiut, Vlora Konushevcit.

Kurse si zëvendësshefe të presidentes është emëruar zëvendësshefe të stafit e ka emëruar Donika Kavajën.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.