Shkarkimi i Ilir Prodës, Berisha: Sokol Bizhga duhet të dënohet me 30 vite burg
Një ditë pas shkarkimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili ka zbuluar skenarin e marrjes së këtij vendimi nga ana e kryeministrit Rama gjatë deklaratës para SPAK. Sipas Berishës, Ilir Proda u shkarkua pasi nuk ruajti dot vilën e diktatorit, Enver […]
Një ditë pas shkarkimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili ka zbuluar skenarin e marrjes së këtij vendimi nga ana e kryeministrit Rama gjatë deklaratës para SPAK.
Sipas Berishës, Ilir Proda u shkarkua pasi nuk ruajti dot vilën e diktatorit, Enver Hoxha, e cila u sulmua me molotov nga protestuesit në tubimin e opozitës më 28 shkurt.
Po ashtu, Berisha komentoi edhe Sokol Bizhgën, i cili u komandua në vend të Ilir Prodës. Kryedemokrati e cilëson Bizhgën si një armik të egër, duke thënë se ai duhet të dënohet me 30 vite burg për tradhti ndaj shokut të tij.
“Armik i egër, tradhtar i bashkëluftëtarit, kolegut të tij që e dogjën të gjallë në makinë, Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Ky është një tradhtar që meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Rama. E hoqi Prodën se nuk mbrojti vilen e Enverit dhe vuri këtë kundër opozitës. Opozita e ka të dënuar atë”, tha Berisha kur u pyet për shkarkimin e Prodës dhe komandimin e Bizhgës.
Më tej Berisha, deklaroi për Ilir Prodën se “ka një fakt, ishte shënjuar nga ne si bashkëpunëtor i bandave”.

