ShKK pjesë e përpjekjeve për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë pjesë aktive në Konferencën e 3-të Rajonale “Përshtypjet nga pilotimi i mjeteve dhe programeve specifike për VEP dhe rruga përpara në Ballkanin Perëndimor”, e mbajtur më 3-4 qershor në Budva të Malit të Zi. Konferenca kishte për qëllim shqyrtimin e përvojave dhe rezultateve nga zbatimi pilot i mjeteve dhe

ShKK pjesë e përpjekjeve për luftimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë pjesë aktive në Konferencën e 3-të Rajonale “Përshtypjet nga pilotimi i mjeteve dhe programeve specifike për VEP dhe rruga përpara në Ballkanin Perëndimor”, e mbajtur më 3-4 qershor në Budva të Malit të Zi.

Konferenca kishte për qëllim shqyrtimin e përvojave dhe rezultateve nga zbatimi pilot i mjeteve dhe programeve të specializuara për parandalimin e radikalizimit dhe rehabilitimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm në rajon.

Gjatë konferencës, u prezantuan gjetjet nga faza pilot e zbatimit të këtyre mjeteve, ku më shumë se 60 profesionistë të sistemit penitenciar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, punuan me mbi 700 të burgosur në periudhën gusht 2024 – mars 2025. Ky proces nxori në pah si sukseset në menaxhimin dhe rehabilitimin e të burgosurve të radikalizuar, ashtu edhe sfidat që lidhen me sistemet ekzistuese të mbështetjes pas dënimit.

“Përfaqësuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës ndanë përvojën institucionale në trajtimin e rasteve të radikalizmit në burgje dhe theksuan rëndësinë e trajnimit të vazhdueshëm të stafit dhe të integrimit të këtyre mjeteve në legjislacionin kombëtar. Ata shprehën përkushtimin e institucionit për të avancuar më tej qasjet rehabilituese dhe për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta rajonale për siguri dhe ri-integrim efektiv të të burgosurve në shoqëri”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.